7.6 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Ambasadori britanik takon kreun e KQZ-së,e përgëzon për procesin zgjedhor

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjete sociale, diplomati britanik thotë të ketë përgëzuar drejtuesin e KQZ-së për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 9 shkurtit dhe përpjekjet e këtij institucioni që proceset e mbetura në kryhen shpejt e në mënyrë transparente.

“Sot kam takuar Kreshnik Radoniqin, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës. E përgëzova për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe për përpjekjet e Komisionit për të siguruar që proceset e mbetura të kryhen shpejt dhe në mënyrë transparente”, shkroi i dërguari i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Hargreaves.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka falënderuar ambasadorin për vizitën dhe vlerësimin e tij për punën e këtij institucioni.

“Angazhimi ynë për një proces zgjedhor transparent dhe efikas vazhdon”, thotë KQZ-ja e cila ka shpërndarë postimin e diplomatit britanik për takimin me kreun e KQZ-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...