Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot Qendrën Korrektuese për Femra në lipjan, ku ka zvhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani dhe Drejtori i kësaj qendre, Ylber Topalli.
Sipas njoftimit të lëshuar nga SHKK, Hargreaves ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për përmirësimin e sistemit korrektues në Kosovë dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për arritjen e rezultateve edhe më të mira në të ardhmen.
“Në fund të takimit, në shenjë falënderimi, Drejtori Dibrani dhe Drejtori Topalli i dhuruan ambasadorit Hargreaves punime filigrani të realizuara nga të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan”, thuhet në njoftim./Njeshi/