17.2 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Ambasadori francez: Aneksi i marrëveshjes flet qartë për krijim të Asociacionit

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për hapat që pret që Kosova t’i ndërmarrë për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, sipas aneksit të dakorduar mes të dy palëve.

Këto komente, Guerot i bëri në një diskutim në qendrën mediatike në Çagllavicë, ku po flitet për propozimin evropian në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kur foli për aneksin e zbatimit, ai përmendi nivelin e vetëqeverisjes për komunat me shumicë serbe, ku tha se në tekst qartazi bëhet fjalë për Asociacionin.

 

 

“Mendoj që kam qenë shumë i qartë. Presim nga Qeveria e Kosovës, siç ceket në Aneks që Kosova fillon negociatat në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe ofron garanci për të siguruar një nivel të vetëqeverisjes të komunave me shumicë serbe të Kosovës në pajtim me marrëveshjet dhe për ne teksti është i qartë që flet për krijim të Asociacionit”, ka thënë Guerot.

I njëjti tha se nuk e ka lirinë që të zbulojë secrete tjera.

“Dhe unë s’e kam lirinë që t’i zbulojë sekretet këtu”, ka shtuar Guerot./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...