9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Ambasadori francez në Serbi, Frederic Mondoloni: Ne nuk jemi për apo kundër ndryshimit të kufijve

Ambasadori francez në Serbi, Frederic Mondoloni, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se ata nuk kanë vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, që sipas tij nuk do të thotë se do të pranojnë çdo zgjidhje.

Mondoloni po ashtu tha se i mbetet të dyja palëve të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, si dhe në shqyrtimin e të gjitha mundësive për të zgjidhur konfliktin me kompromis.

“Ne nuk jemi për apo kundër (ndryshimit të kufijve). Në qoftë se një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, është e pranueshme për ne,” tha ai.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të heqin taksën, për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, në mënyrë që sic thotë ai të lëshohet rrugë për rifillimin e dialogut.

Mondoloni ndër të tjera ka thënë se Franca ishte kritike edhe ndaj formimit të ushtrisë së Kosovës./Lajmi/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...