Ambasadori i Francës Olivier Guerot, ka vizituar disa nga fermat në Komunën e Istogut dhe Pejës. Ai u prit nga fermerët e Istogut, në krye me fermerin Gjin Shatrin.
Ambasadori gjatë kësaj vizite është njoftuar për së afërmi me blegtorët e këtij rajoni, ku ka dëgjuar sukseset dhe sfidat me të cilat ata përballen.
Ardhja dhe kultivimi i gjedheve Montbeliard nga Franca, ishte tema kryesore e këtij takimi./Njeshi/