23.4 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Ambasadori gjerman dhe ai francez shkojnë në Klinë ku u gërmua një vilë e kohës romake

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde bashkë me atë të Francës, Olivier Guerot kanë vizituar një lokacion në Klinë ku është gërmuar në themelet e një objekti që pretendohet të jetë vilë e kohës romake.

Rohde ka shkruar në platformën “X”, për rëndësinë e arkeologjisë.

Ai ka thënë se në këtë drejtim Kosova ka një kulturë të larmishme dhe interesante.

“Kosova ka një kulturë të larmishme dhe interesante, por edhe shumë vende arkeologjike që ende nuk janë eksploruar dhe konservuar. Kam pasur kënaqësinë të vizitoj një lokacion afër Klinës ku është gërmuar në një vilë romake. Vizitë e shkëlqyer me Olivier Guerot. Faleminderit Elvis Shala dhe Sali Shoshi”, ka shkruar ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...