Geza Andreas von Geyr, ambasadori gjerman në NATO, dhe homologët e tij, këtë javë vizituan KFOR-in.
Këtë e bëri të ditur Misioni i Gjermanisë në NATO, duke treguar se kontingjenti gjerman në KFOR është rritur për rreth 300 ushtarë vitin e kaluar.
Në postimin e tij në X, von Geyr tha se për më shumë se 25 vjet, KFOR-i ka ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në një rajon të paqëndrueshëm.
“Gjermania përforcoi kontingjentin e saj të KFOR-it vitin e kaluar në rreth 300 gra dhe burra ushtarakë. Në kohë veçanërisht sfiduese, ne mbetemi fort të përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të kontinentit tonë”, tha von Geyr.
Ndërkaq, ky mision, në një postim tjetër në X, Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) e ka cilësuar si histori suksesi.
“Pothuajse nëntë vitet e saj të këshillimit të autoriteteve kosovare dhe forcave të sigurisë vlerësohen shumë. Bundeswehri zgjedh Drejtorin e NALT. Urime brigadierit Christian Nawrat për shërbimin e tij të jashtëzakonshëm në krye të NALT dhe gjithë të mirat pasuesit të tij Brigadier Dr Sven Lange”, shkroi Misioni gjerman në NATO./Njeshi/