2.3 C
Pec
E premte, 27 Janar, 2023

Ambasadori gjerman: Serbia mund të hyjë në BE vetëm me njohjen e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit i ka thënë Serbisë se e vetmja mënyrë që ajo të hyjë në BE, është njohja e Kosovës.

Këtë deklaratë ambasadori, Christoph Heusgen e bëri në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që është duke u mbajtur për Kosovën.

Ai madje është tallur me punën që po bën Serbia për të penguar njohjen e Kosovës.

“Duke i shtyrë vendet që ta tërheqin njohjen e Kosovës, ju jeni duke e goditur vetën me duart tuaja dhe unë nuk e kuptoj këtë”, tha ai.

Ai ka folur edhe kundër arritjes së një marrëveshje me ndryshimin e kufijve, duke e quajtur këtë të rrezikshme.

“Asnjë në marrëveshje e Brukselit nuk flet për ndryshimin e kufijve apo ndryshimin e territoreve. Ne në Gjermani mendojmë se këto përpjekje janë të rrezikshme për regjionin dhe e destabilizojnë regjionin”, tha ai.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...