Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur bizneset britanike që po e vizitojnë Kosovën këtë javë.
Në një postim në platformën X, ambasadori tha se bizneset ishin entuziaste për mundësitë që iu ofron Kosova.
“Ishte inkurajuese të dëgjoje entuziazmin e tyre për mundësitë këtu dhe admirimin e tyre për popullatën e re, të aftë dhe sipërmarrëse të Kosovës. Ka kaq shumë potencial për të rritur tregti dhe investimet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës”, tha Hargreaves./Njeshi/