20.7 C
Pec
E enjte, 11 Prill, 2024

Ambasadori Hill flet për formimin e Asociacionit: Mendoj se do të ndodhë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit.

Ai ka thënë për gazetën serbe “Blic“, se “mendon se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të ndodhë”, duke thënë se ky asociacion është shumë i arsyeshëm dhe një zgjidhje për të gjithë.

Tutje ambasadori Hill ka shtuar se procesi negociator është i vështirë.

“Mendoj se do të ndodhë, se Asociacioni i Komunave (me Shumicë, v.j.) Serbe është shumë i arsyeshëm – një zgjidhje për të gjithë. AKS-ja do të ndihmonte në tejkalimin e shumë problemeve dhe vështirësive aktuale që ka komuniteti serb në Kosovë. Mendoj se AKS-ja është e nevojshme për të ardhmen e Serbisë, dhe mendoj për të ardhmen e Kosovës, kështu që besoj se do të ndodhë”.

“Është një proces negociues që është i vështirë. Shumë lëvizje luajnë rol në këtë, por mendoj se ajo që është thelbësore, e kam thënë tashmë shumë herë, është se është e rëndësishme për komunitetin serb në Kosovë se cila do të jetë e ardhmja e tyre dhe cila do të jetë e ardhmja e fëmijëve të tyre, dhe mendoj se AKS është mënyra më e mirë për ta arritur atë”, ka deklaruar ambasadori Hill./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...