Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Orav u prit në një takim nga Kurti në ambientet e kryeministrisë.
Pas takimit, Orav tha se më Kurtin biseduan rreth zhvillimeve në Kosovë dhe jo vetëm.
“Një diskutim i mirë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, mbi zhvillimet në Kosovë, BE dhe në botë”, shkroi Orav./Njeshi/