6.6 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Ambasadori i Finlandës vizitoi Pejën, u prit nga Kryetari Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri priti sot në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, z.Matti Nissinen.

Gjatë takimit është biseduar për bashkëpunim ekonomik dhe arsimor, ku është shprehur interesimi i ambasadorit për t’ju ndihmuar shkollave të Komunës së Pejës me njohuritë e shkollave Finlandeze, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të shkollave tona dhe shkollave të Finlandës.

Njoftimi i plotë:

Kryetari Muhaxheri priti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, z.Nissinen
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, z.Matti Nissinen.
Kryetari Muhaxheri i uroj mirëseardhje në Komunën e Pejës, ambasadorit Nissinen dhe theksoj se jemi të nderuar me vizitën tuaj në komunën tonë, ndërsa ambasadori Nissinen e falënderoj kryetarin për takimin.
Gjatë takimit është biseduar për bashkëpunim ekonomik dhe arsimor, ku është shprehur interesimi i ambasadorit për t’ju ndihmuar shkollave të Komunës së Pejës me njohuritë e shkollave Finlandeze, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të shkollave tona dhe shkollave të Finlandës./Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...