13.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit të vrasjes së Liridonës

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, deklaroi se shteti suedez po punon ngushtë me autoritetet e Kosovës për hetimin e rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, të cilin e cilësoi si “mister”.

Liridona Murseli u vra më 29 nëntor në Prishtinë, në një inskenim si grabitje që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Për rastin, përveç tij janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë dorasi.

“Ne jemi duke punuar pandërprerë rreth këtij rasti së bashku me autoritetet lokale të Kosovës. Ky është një rast shumë i ndjeshëm dhe ka shumë mister rreth këtij rasti, nuk mund të them më shumë, jemi duke punuar në këtë  rast bashkë me autoritetet. Por, gjithashtu dua të theksoj se kemi debatuar shumë ditëve të fundit rreth dhunës ndaj grave dhe në kampanjën ’16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave’”, tha ambasadori Westerlund për RTK-në.

I pyetur nëse shteti suedez do të kërkojë ekstradimin Naim Murselit, ai tha se rasti ka ndodhur në Kosovë dhe se në këtë fazë nuk mund të bëjë komente të tjera.

Westerlund shtoi se është shqetësues numri i madh i rasteve të dhunës të raportuara në polici dhe se femicidi është prezent në Kosovë.

“Dua të nënvizoj se dhuna duhet të ndalet, janë më shumë se 2000 raste të raportuara nga policia për dhunën ndaj grave. Mbi 2000 raste janë shumë. Kemi 6 raste kundër femicidit dhe në Evropë 20, ku 3 raste janë gjatë vitit 2022, pra mjaft është mjaft”, u shpreh ai.

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës ndodhen nën masën e paraburgimit./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...