18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Ambasadori Rohde: Ka rezultate në dialogun Kosovë-Serbi, prandaj të dyja palët duhet të angazhohen

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se janë arritur rezultate në dialogun Kosovë-Serbi, si pagesa e faturave të energjisë në veri, çështja e targave, prandaj sipas tij duhet të vazhdojë ky proces.

“Një nga gjërat kryesore është që të dyja palët të vazhdojnë të angazhohen, edhe nëse pala tjetër nuk është shumë konstruktive. Por argumenti im do të ishte nëse njëra palë thotë, nuk i bëj detyrat e shtëpisë, ky nuk është një justifikim që ju të thoni, nuk i bëj as unë, sepse ju keni detyrime dhe duhet të tregoni konstruktivitet. Mendoj se kjo është rruga përpara dhe ne kemi nevojë për angazhim dhe të kemi rezultate”.

“Për herë të parë në 20 vjet kemi rezultate dhe po vjen nga dialogu që në veri po paguhen faturat e energjisë. Po shohim që pak a shumë është zgjidhur çështja e targave. Tani mund të udhëtojnë me karta identiteti. Qeveria të martën, dhe unë e përgëzoj, e ka lehtësuar shumë mundësinë e shkëmbimit të patentave të shoferëve. Pra, ka rezultate dhe të gjitha këto rezultate kanë ndodhur për shkak të një procesi dialogu.”, ka thënë Rohde për A2CNN.

I pyetur se a ka më shumë presion ndaj palës kosovare dhe a është toleruar Serbia, madje edhe kur i ka shkelur marrëveshjet, Rohde ka thënë se “ekziston një perceptim që më trajtojnë padrejtësisht”

“Sigurisht. Domethënë, ka gjithmonë, le të themi një perceptim që më trajtojnë padrejtësisht. Dhe siç thashë, pavarësisht se çfarë mendoni për palën tjetër, bëni detyrat e shtëpisë tuaj dhe unë mund t’ju them, dhe kjo nuk është asgjë e re, që gjithashtu ka pritshmëri dhe presion të madh ndaj Serbisë për të bërë pjesën e saj. Kjo është arsyeja pse dy javë më parë, detyrimet sipas Ohrit tashmë janë futur zyrtarisht si pjesë e negociatave të pranimit të Serbisë në BE. Pra, tani është pjesë e marrëveshjes siç është për Kosovën. Gjëja e dytë është që ne vazhdimisht kërkojmë nga Serbia që të arrestojë autorët e dyshuar të sulmit në Banjskë”, ka deklaruar ai

ka thënë se janë arritur rezultate në dialogun Kosovë-Serbi, si pagesa e faturave të energjisë në veri, çështja e targave, prandaj sipas tij duhet të vazhdojë ky proces.

“Një nga gjërat kryesore është që të dyja palët të vazhdojnë të angazhohen, edhe nëse pala tjetër nuk është shumë konstruktive. Por argumenti im do të ishte nëse njëra palë thotë, nuk i bëj detyrat e shtëpisë, ky nuk është një justifikim që ju të thoni, nuk i bëj as unë, sepse ju keni detyrime dhe duhet të tregoni konstruktivitet. Mendoj se kjo është rruga përpara dhe ne kemi nevojë për angazhim dhe të kemi rezultate”.

“Për herë të parë në 20 vjet kemi rezultate dhe po vjen nga dialogu që në veri po paguhen faturat e energjisë. Po shohim që pak a shumë është zgjidhur çështja e targave. Tani mund të udhëtojnë me karta identiteti. Qeveria të martën, dhe unë e përgëzoj, e ka lehtësuar shumë mundësinë e shkëmbimit të patentave të shoferëve. Pra, ka rezultate dhe të gjitha këto rezultate kanë ndodhur për shkak të një procesi dialogu.”, ka thënë Rohde.

I pyetur se a ka më shumë presion ndaj palës kosovare dhe a është toleruar Serbia, madje edhe kur i ka shkelur marrëveshjet, Rohde ka thënë se “ekziston një perceptim që më trajtojnë padrejtësisht”

“Sigurisht. Domethënë, ka gjithmonë, le të themi një perceptim që më trajtojnë padrejtësisht. Dhe siç thashë, pavarësisht se çfarë mendoni për palën tjetër, bëni detyrat e shtëpisë tuaj dhe unë mund t’ju them, dhe kjo nuk është asgjë e re, që gjithashtu ka pritshmëri dhe presion të madh ndaj Serbisë për të bërë pjesën e saj. Kjo është arsyeja pse dy javë më parë, detyrimet sipas Ohrit tashmë janë futur zyrtarisht si pjesë e negociatave të pranimit të Serbisë në BE. Pra, tani është pjesë e marrëveshjes siç është për Kosovën. Gjëja e dytë është që ne vazhdimisht kërkojmë nga Serbia që të arrestojë autorët e dyshuar të sulmit në Banjskë”, ka deklaruar ai/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...