Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, thotë se liberalizimi i vizave për qytetarët tanë mbetet ambicia e tyre tani që vendi i tij ka marrë Presidencën e Bashkimit Evropian, pas Çekisë.
Westerlund, ka thënë se edhe diskutimet për liberalizimin e vizave deri tani po shkojnë mirë.
“Kjo sigurt është ambicia jonë. Çështja e liberalizimit të vizave është në Parlamentin Evropian, ku po diskutohet. Kam parë diskutimet dhe jam goxha me shpresë. Por të shohim si po shkon debati – me siguri nga presidenca suedeze e BE-së, kjo është ambicia jonë se duhet të ketë një vendim gjatë pranverës”.
“Gjithçka mund të ndodhë, por duke marrë parasysh diskutimet deri tani po duket mirë”, tha ambasadori Westerlund./Njeshi/