8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Ambasadori suedez në familjen e Liridonës: Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund e ka vizituar familjen e Liridona Ademajt, e cila u vra në Prishtinë, një rast që dyshohet se është i përgatitur ndaj saj nga tre të dyshuar në mesin e të cilëve bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Ambasadori Westerlund ka bërë të ditur përmes platformës ‘X’ se ka vizituar familjen Ademaj në Rracaj për tu shprehur ngushëllimet për rastin e tmerrshëm të vrasjes së anëtarit të tyre të familjes Liridonës, shtetase suedeze.

Gjithashtu ai e ka përshëndetur reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë që të sjellin të dyshuarit para drejtësisë.

“Këtë mëngjes vizitova familjen Ademaj në Rracaj për tu shprehur ngushëllimet e mia të përzemërta për rastin e tmerrshëm të vrasjes së anëtarit të tyre të familjes Liridonës, shtetase suedeze. Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë për të sjell të dyshuarit tek drejtësia”, ka shkruar Westerlund në platformën X./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...