Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, tha se beson në fitoren e shtetit të tij ndaj Rusisë, por shpreh dhimbje kur thotë se jetët e humbura nuk kthehen dot më.
Në një intervistë të dhënë për emisionin “Kjo Jave” me gazetaren Nisida Tufa, ai tha se ka shpresë që Ukraina do të ringrihet dhe do të rindërtohet.
Po ashtu ai foli edhe për mundësinë që Ukraina të njohë Kosovën si shtet të pavarur. Ai thotë se shpreson në një përgjigje pozitive, por se ende nuk është koha për këtë, pasi vendi është në luftë dhe ky është fokusi primar. /Njeshi/