Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori jonë, Vllahiu në faqen e tij zyrtare në facebook.
Postimi i plotë i Ambasadorit Vllahiu.
“Nder i veçantë ta takoj Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Çekisë, z. Radek Vondráček, në një pritje zyrtare në kabinetin e tij në Parlamentin Çek. Hapëm për diskutim marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Çekisë dhe thellimin e tyre në të gjitha fushat, me theks të veçantë në krijimin e marrëdhënieve më të ngushta ndërmjet Parlamenteve të të dyja vendeve. Bashkëpunimi ekonomik, investimet çeke në Kosovë, mbështetja e Republikës së Çekisë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe më drejtpërdrejt, për procesin e integrimeve evropiane ishin çështjet e ngritura në bashkëbisedim. Republika e Çekisë i ka qëndruar pranë Kosovës dhe vazhdon të jetë mbështetëse e proceseve integruese për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe një përkrahëse e fuqishme e procesit të zgjerimit të BE-së.” /Njeshi/