7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Ambasadori Vllahiu viziton në spital, mikun e madh të Kosovës, ish-ministrin e jashtë çek Schwarzenberg

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Pragë, Arbër Vllahiu ka vizituar sot në Spitalin e Pragës, ish-ministrin e jashtëm të Republikës së Çekisë dhe aktualisht deputet në Dhomën e Ulët të Parlamentit, z. Karel Schwarzenberg, i cili ndodhet është hospitalizuar për shërim.

Postimi i plotë;

” Vizitova sot ish-ministrin e jashtëm të Republikës së Çekisë dhe aktualisht deputet në Dhomën e Ulët të Parlamentit, z. Karel Schwarzenberg, mikun e madh të Kosovës, i shtrirë për shërim në Spitalin e Pragës, për shkak të komplikimeve të vogla shëndetësore. I dëshirova shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë, mikut që e ka mbështetur Kosovën që prej shumë vjetësh dhe njeriut që ka qenë ministër i jashtëm i Çekisë në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe kur Republika Çeke e ka njohur Kosovën.
Z. Schwarzenbrg fillimisht uroi popullin dhe Institucionet e Kosovës për 11 vjetorin e Pavarësisë dhe e vlerësoi si shembullin e suksesit. 
Z. Schwarzenberg foli me shumë dashamirësi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona dhe për thellimin e tyre të mëtejmë.”-shkruan Ambasadori Vllahiu. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...