Ish-shefi i Misionit verifikues civil të OSBE-së në Kosovë, në vitet 1998-1999, Ambasadori Wiliam Woker, është nderuar sot me me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.
Organizimi në Pejë erdhi në prag të shënimit të 24 vjetorit nga masakra e Reçakut.
Pjesë e kësaj ceremonie është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ai i Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, i mbrojtjes Armend Mehaj dhe shumë ministra të tjerë, njofton ‘RADIO 1’.
Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Armand Krasniqi, ditë më parë në ‘RADIO 1’ tha se ky titull i jepet ambasadorit Walker për demokratizimin e shoqërisë dhe kontributit në sferën humanitare dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe në veçanti me kontributin që e ka bërë për denoncimin e gjenocidit i cili ka ndodhur jo vetëm në Kosovë, por pothuajse anekënd botës./RADIO 1/