17.2 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Ambasadori Zemaj i falënderon shtetet anëtare të NATO-s për mbështetjen ndaj Kosovës

Ambasadori për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar në selinë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pasi kjo asamble e miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.

Ambasadori Zemaj është takuar me sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Ruxandra Popa dhe zv. sekretarin e Përgjithshëm, Henrik Bliddal.

“Patëm një diskutim të shkëlqyeshëm dhe shkëmbyem urimet e ndërsjella për këtë të arritur madhështore dhe historike për vendin tonë, si dhe rikonfirmova ambicien strategjike të Kosovës për të avancuar me shpejtësi rrugën e saj të integrimit në NATO”, ka thënë ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...