4.1 C
Pec
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Ambasadori Zemaj takohet me Nd.Sekretarin e NATO-s për çështje politike dhe të sigurisë, diskutojnë edhe për Kosovën

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, është pritur këtë të martë nga ndihmës sekretari i përgjithsëm i NATO-s, për cështje politike dhe të sigurisë Boris Ruge.

Zemaj përmes një shkrimi në Facebook, bëri të ditur se me ambasadorin Ruge, biseduan për sukseset dhe mundësinë e avancimit të marrdhënieve të Kosovës me NATO-n.

“Me nd.Sekretarin e Përgjithshëm të PASP-NATO, ambasadorin Ruge, i cili është një njohës i mirë dhe me kontribut të veçantë në procese të ndryshme të vendit tonë dhe të rajonit që nga pozitat paraprake në NATO dhe në KFOR, biseduam për sukseset e deritanishme si dhe për avancimin e marrëdhënieve tona të shkelqyera me NATO-n dhe misionet e saja në Kosovë, NALT dhe KFOR-in të cilëve ju jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë”, tha ai.

Po ashtu, sipas ambasadorit Zemaj, me ambasadorin Ruge kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

“Duke marrë parasysh rolin domethënës të tij në strukturat e larta drejtuese në NATO, po ashtu biseduam për aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, të cilat janë edhe çështjet kryesore që mbulohën nga PASP-i në NATO, gjithnjë me vëmendje të veçantë edhe çështjet rajonale dhe sigurinë, si dhe marrëdhëniet me organizatat e tjera ndërkombëtare dhe vendet partnere”, tha ai.

Zemaj ia ka ritheksuar ambasadorit Ruge se Kosova është partner i dëshmuar i NATO-s, e cila vazhdimisht kontribuon për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Po ashtu në këtë takim të frytshëm pune, kemi percjellë edhe njeheherë mesazhin tonë se Republika e Kosovës është partner i deshmuar dhe shumëdimensional, i vendosur fuqimisht në të ardhmen euroatlantike, që përmes përkushtimit të vazhdueshëm ka kontribuar edhe për sigurinë dhe stabilitetin edhe përtej kufijve të rajonit”, ka thënë ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...