8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Ambasadori Zemaj vlerëson kontributin e NATO-s në sigurinë e Kosovës

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të NATO-s në sigurinë e Kosovës, duke falënderuar për angazhimin dhe mbështetjen e tyre gjatë sfidave kritike.

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka shprehur vlerësimin e tij për Misionin e Trajnimit të Përbashkët (MTG/W ASG) në fushën e Inteligjencës dhe Sigurisë, nën udhëheqjen e Scott W. Bray.

Ambasadori Zemaj e falënderoi atë dhe mbështetjen ndaj NATO-s për përkushtimin në promovimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Ai ka theksuar se ky angazhim ka qenë i veçantë gjatë periudhave të sfidave kritike.

“Unë e vlerësoj shumë mtg/w ASG-në e shkëlqyer për Inteligjencën dhe Sigurinë, Z. Scott W. Bray. Falënderojmë NATO për angazhimin dhe mbështetjen e fortë për paqen dhe sigurinë në 🇽🇰dhe rajon, veçanërisht gjatë këtyre kohërave dhe sfidave kritike, duke përfshirë ndërhyrjen malinje të huaj”, ka shkruar Zemaj në platformën X. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...