11.2 C
Pec
E shtunë, 25 Mars, 2023

Ambasadorja gjermane flet për pasojat e mos normalizimit të marrëdhënieve Kosovë -Serbi

Ambasadorja gjermane në Beograd, Anke Konrad, ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian është i hapur ndaj Serbisë.

Por ajo theksoi se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po bllokon shumë kapacitete në vend.

Ajo theksoi gjithashtu se duhet përqendrim në sfidat përpara dhe se procesi i normalizimit duhet të vazhdojë sa më shpejtë.

“Sapo të ndodhë kjo, do të ketë më shumë potencial dhe një rrugë më të shpejtë drejt BE-së”.

E pyetur se cilat janë pritjet minimale nga Serbia për takimin e radhës në kuadër të dialogut dhe cilat janë pasojat nëse asgjë nuk ndryshon deri atëherë, Konrad tha se pasojat janë të diskutueshme dhe se kur bëhet fjalë ;ër Kosovën, nuk ka zgjidhje të menjëhershme për problemin në mes dy vendeve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...