27.9 C
Pec
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Ambasadorja gjermane në Beograd: Për keqardhje që se ka progres rreth Asociacionit

Ambasadorja  gjermane në Serbi, Anke Konrad ka folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, për të cilën thotë se është për të ardhur keq që nuk ka përparim në këtë çështje.

Konrad në një intervistë për Blic Tv tha se nuk ka pasur progres as pas Marrëveshjes së Ohrit, duke shtuar se këto masa janë të rëndësishme të respektohen për të arritur progres në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Themelimi i Asociacioni është diçka që është vendosur në vitin 2013, kështu që është për të ardhur keq që nuk shohim përparim në këtë çështje. Nga ana tjetër, në Ohër në vitin 2023 u ra dakord për disa masa të tjera për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. dhe, për fat të keq, duhet të themi se kemi shumë pak progres pas marrëveshjes së fundit për zbatimin e atyre masave është e rëndësishme për të arritur progres në normalizimin për vendet e njerëzve dhe për të gjithë rajonin”, thotë Konrad./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...