20.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Ambasadorja suedeze në Shkodër: Shqetësues fenomeni i shit-blerjes së votës në Shqipëri

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, ka zhvilluar një takim me banorë të Paçramit, pjesë të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Ambasadorja suedeze ka folur ndër të tjera edhe për fenomenin e shit-blerjes së votave, duke u shprehur se është shqetësues.

“E vlerësoj demokracinë , jemi këtu në Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor. Nuk flasim për shitblerjen e votës në takime por për pjesëmarrjen e komunitetin në procesin zgjedhor .

Është shqetësuese fenomeni i shitblerjes së votës,duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia ndodhet është shumë i brishtë. Kemi të gjithë një rol por më të rëndësishëm qytetarët por shteti duhet tu sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirëfilltë. Nuk dua të komentoj përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në zgjedhje”, tha ajo. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...