11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Analistët: Mosveprimi i KFOR-it apo Policisë, nxitje për bllokada të reja

Që nga 10 dhjetori kur janë vendosur barrikadat e para,  numri i tyre çdo ditë është rritur, duke e pamundësuar lirin e lëvizjes. Njohës të çështjeve politike dhe të sigurisë konsiderojnë që duhet vepruar menjëherë pasi mosveprimi i KFOR-it apo Policisë së Kosovës vetëm se po i rrit apetitin e serbëve për bllokada të reja.

Pas vendosjes së barrikadave dhe bllokimit edhe të pikës kufitare në Mendare, njohës të çështjeve politike dhe të sigurisë konsiderojnë se KFOR duhet të reagojë pasi situata po shkon drejt përshkallëzimit, i cili më pas mund të ketë edhe pasoja në njerëz.

Arton Demhasaj, nga organizata “Çohu”, ka thënë për media, se  në momentin që KFOR-i nuk po reagon serbëve lokalë që kanë vendosur barrikadat vetëm po ju rriten apetitet për të vendosur barrikada të reja.

“Momenti kur nuk ka një intervenim dhe reagim nga KFOR, për largimin e  barrikadave, atëherë atyre veç po ju rriten apetitet për të vendosur barrikada të reja. Prandaj është momenti që KFOR-i të intervenojë dhe mos të vije puna për të reaguar Policia e Kosovës”, ka deklaruar Demhasaj

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se situata është mjaft komplekse dhe po pamundësohet ushtrimi i sovranitetit në pjesë veriore, prandaj duhet të intervenohet shpejt.

“Situata është mjaft komplekse, mendoj që nuk duhet të pritet më shumë për arsye se mund të vazhdohet edhe me tej me barrikada dhe në një formë edhe po pamundësohet ushtrimi i sovranitetit”, ka thënë Ibishi

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar të mërkurën se koha që i kanë dhënë KFOR-it për largimin e barrikadave po shteron, prandaj nëse KFOR nuk i largon do të intervenojë Polica e Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...