17.5 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

Andi Artani largohet përfundimisht nga Kosova

Influencuesi i rrjeteve sociale dhe xhudisti Andi Artani, ka qenë këtë vit mjaft i përfolur në media.

Pjesëmarrja e tij në spektaklin Big Brother VIP Kosova dhe rrugëtimi deri në një fazë të rëndësishme të lojës, e ktheu atë në vëmendjen mediatike pas aventurës së tij në “Përputhen”.

Ai madje krijoi edhe një lidhje me modelen e njohur shqiptare, Gresa Hoti, me të cilën u nda as pak kohësh.

E mesa duket, Andi së fundmi ka marrë një vendim drastik mbi jetën e tij, duke zgjedhur të largohet krejtësisht nga Kosova.

Këtë bukuroshi nga Peja e bëri të ditur përmes një fotografie në InstaStory, ku shfaqet pasaportën amerikane bashkë me mbishkrimin ku njoftonte zhvendosjen.

“Mirupafshim Kosovë! Koha për kapitullin e ri të jetës. New York City pritëm”, ka shkruar Andi në mbishkrimin e fotografisë.

Xhudisti pejan përndryshe ka jetuar edhe më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Njeshi&Telegrafi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...