Tetë persona vdiqën dhe dhjetë të tjerë u plagosën në të shtëna në një tempull të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg.
Bild raporton se i dyshuari për sulmin është Philip F, 35 vjeç.
Policia ka caktuar një konferencë për media ku do të japin më shumë detaje për këtë sulm.
Sulmuesi, i cili dyshohet se është ish-pjesëtar i këtij komuniteti, mbrëmë rreth orës 21:00 ka hyrë në ambientet e Dëshmitarëve të Jehovait dhe ka nisur të vrasë njerëz duke shtënë me breshëri plumbash.
Policia tha mëngjesin e sotëm se sulmuesi ndoshta ishte në mesin e tetë të vrarëve, por nuk e bëri të ditur identitetin e tij.
Sipas revistës Spiegel, ai është një ish-anëtar i Dëshmitarëve të Jehovait. Para krimit ai nuk ishte në dosje në polici, ndaj nuk etiketohej si ekstremist.
Philipp F., siç raportohet, u rrit në në një familje rreptësisht fetare. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ai u trajnua si nëpunës banke në një bankë private gjermane./Njeshi/