Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave në mbledhjen e sotme kanë propozuar që në agjendë të futet ndryshim plotësimi i rregullores së punës, me qëllim që siç pretenduan ata KPM-ja të mos mbetet pa kuorum dhe të zgjidhet kryesia e re para se kryetarit aktual t’i skadojë mandati.
Anëtari i Bordit të KPM-së, Besnik Berisha tha se kjo po synohet të bëhet plotësisht në mënyrë të ligjshme dhe transparente. Ai tha se nëse KPM-ja mbetet pa kuorum, atëherë rrezikohet funksionaliteti i këtij organi të pavarur.
Ai mohoi se prapa kësaj fshihen motive të tjera, siç tha se u raportua në media.
“Në agjendë propozojmë të të futet plotësim ndryshimi i ndryshimi i rregullores së punës me qëllim që të zgjidhet kryetari para se KPM-ja të mbetet pa kuorum si dhe sigurimi i vazhdimësisë së punës së KPM-së, si pikë tjetër me të cilën ne do të kemi mundësi po shpresojmë ta zgjedhim Kryesinë e re. Pas datës 20, KPM-ja rrezikon të mbetet pa kryetar dhe pa nënkryetar dhe mendoj që e prek deri diku funksionalitetin e KPM-së. Përtej kësaj unë kam vërejtë që sot u lansua lajmi se KPM-ja ka në plan ta shkarkojë kryetarin e KPM-së, kjo më habit shumë i e mori dhenë një lajm i tillë dhe ta shikojmë se kush po dezinformon si po dezinformon. Ky është shqetësimi ynë2, tha Berisha.
Edhe anëtarja tjetër e KPM-së, Luljeta Aliu tha se prapa këtij propozimi nuk fshihet asgjë politike.
“KPM-ja është organ i pavarur. Me mbetë pa kryesi, pa kryetar është goxha keq. Çdo tendencë për me e ndryshu këtë tregon mungesë profesionalizmi dhe anim siç kanë dëshirë me quajtë politik. Ne nuk jemi politik”, tha ai.
Me këto propozime nuk u pajtua kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti. Ai tha se plotësim ndryshimi i rregullores së punës për KMP-në kërkon konsultim publik paraprakisht.
“Unë nuk jam dakord me asnjërën prej tyre. Plotësim ndryshimi i rregullores së punës për KMP-në kërkon konsultim publik. Kjo rregullore e punës me shumicë votash mund të iniciohet plotësim ndryshimi i saj por duhet të respektohet ky nen, pra që nënkupton konsultimin publik për 15 ditë pune. Nuk pajtohem as me ndryshimin e kryesisë, për shkak se ne jemi akoma me mandat. Në bazë të rregullores zgjedhja e nënkryetarit të ri bëhet në seancën vijuese, pasi atij aktual ti skadojë mandati, gjegjësisht të shkarkohet apo ndonjë arsye tjetër dhe argumenti se mund të mbetemi kryetar nënkupton se anëtari më i vjetër i komisionit është përfaqësues i KPM-së, që mund ta përfaqësojë KPM-në dhe ti kryejë obligimet e tjera deri në ardhjen e anëtarëve të ri”, tha Mehmeti./Njeshi/