18.5 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së thotë se shqyrtimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KiE ka dështuar

Anatërarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushtaku-Sadriu, ka thënë të premten se shqyrtimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka dështuar. Sipas saj, kjo dëshmon se “sa e ç’orientuar është diplomacia e Kosovës aktualisht”.

“Kosova paguan çmimin e moskoordinimit. Dështimi i shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për antarësim në Këshillin e Evropës dëshmon se sa e ç’orientuar është diplomacia e Kosovës aktualisht”, ka shkruar Lushtaku-Sadriu në Facebook.

Tutje, ajo ka thënë se katër shtete njohëse e aleate të Kosovës: Italia, Franca, Gjermania dhe Britania kanë votuar kundër. “Dëshmi e pastër që aplikimi nga Kosova ka qenë vendim i pakoordinuar me shtetet mike”, ka përfunduar ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...