20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Angazhim i shtuar diplomatik, për vazhdim të dialogut Kosovë – Serbi.

Pas vizitës së djeshme në Serbi sot në Kosovë qëndron, David Hale, Nënsekretar për Çështje Politike në Departamentin Amerikan. Kjo vizitë pritet të jetë vendimtare për sa i përket heqjes së taksës ndaj prodhimeve te Serbisë, që do ti hapë rrugë dialogut i cili do të duhej të përmbyllet brenda këti viti.

David Hale,është paraparë të zhvillojë takim të përbashkët me tre krerët e institucioneve të vendit, me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në kërkim të gjetjes së zgjedhjes për vazhdim të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë javës së ardhëshme Kosovën, pritet ta vizitoj edhe nje delegacion i lartë shtetror i Gjermanisë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...