Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 21 tetor 2021 do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milion euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Njeshi/