6.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Ankandi pestë i letrave me vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 16 maj 2025 do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2025.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet tre vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, Ministria e Financave njofton se mund të kontaktohen ndonjëra nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...