3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Ankesat e qytetarëve për fatura të larta, ZRrE thotë se nuk ka ngritje të re të çmimit të rrymës

Qytetarët po ankohen fatura të larta të rrymës gjatë muajit dhjetor, me një dallim të madh krahasuar me muajin paraprak.

Një nga ta gjatë ditës së djeshme ka publikuar një faturë prej 491.59 euro vetëm për këtë muaj, që është afërsisht sa paga mesatare në Kosovë.

Kjo faturë atij i ka ardhur për rrymën e shpenzuar për shtëpi.

Përpos kësaj në rrjetet sociale ka pasur edhe shumë ankesa të tjera.

Për pasojë, gjatë ditës së sotme reagoi edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Nga KMDLNJ i kanë quajtur si “jonormale” faturat e këtij muaji, derisa i kanë kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të nis hetime urgjentisht.

Por, nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka thënë se deri me tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë zyrtare nga konsumatorët në lidhje me faturat e muajit dhjetor 2023.

 

 

Në një përgjigje për media  thuhet se nuk ka ngritje të çmimit të energjisë. ZRrE ka thënë se tarifat e energjisë janë duke u aplikuar sipas vendimit të datës 30 mars 2023.

“Çmimet e energjisë elektrike janë duke u aplikuar në te gjitha faturat e energjisë elektrike për energjinë e konsumuar sipas çmimeve te vendosura me datë 30 mars 2023 përmes vendimit V_1713_2023 nga Zyra e Rregullatorit për Energji, rrjedhimisht nuk ka ngritje të çmimit”.

Reagime  për këtë çështje sot pati edhe nga përfaqësues të partive politike opozitare në vend./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...