0.4 C
Pec
E premte, 7 Shkurt, 2025

Anomalia e listës së votuesve: Diferencë e madhe mes numrit të votuesve dhe popullsisë nëpër komuna

Hartografi Sebastian Sokoli ka publikuar një tabelë, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Komisionit Qendror Zgjedhor, ku tregohet diferencë e madhe mes numrit të votuesve dhe popullsisë nëpër komuna.

Ai ka theksuar Komunën e Gjakovës dhe atë të Fushë Kosovës, si rastet më ekstreme. Në rastin e Gjakovës, popullsia në vitin 2024 ka qenë 78 mijë e 699, teksa si votues për zgjedhjet e 9 shkurtit janë 123 mijë e 658, një dallim prej rreth 45 mijë votues. Ndërkohë Fushë Kosova ka rreth 18 mijë votues më pak se që ka banorë.

Komunat e tjera që kanë diferencë të madhe mes numrit të votuesve e popullsisë, janë edhe Prizreni, Peja, Suharekal Gjilani, Klina e Mitrovica. Në Prizren, dallimi është për mbi 41 mijë votues, në Pejë për mbi 36 mijë votues, Suharekë e Gjilan mbi 26 mijë votues, Klinë mbi 22 mijë votues dhe Mitrovicë mbi 20 mijë votues.

Prishtina renditet tek komunat ku numri i popullsisë është më i madh se i votuesve. Numri i popullsisë është 227 mijë e 466, teksa i votuesve 215 mijë e 370, apo një dallim për 12 mijë.

Edhe Komuna e Mamushës ka dallim për 800 votues, pra ka banorë më shumë sesa votues.

Numri i votuesve përfshinë të gjithë shtetasit e Kosovës, përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë vendit.  Ndërkohë, ai i popullsisë përfshinë vetëm banorët rezidentë.

Sipas rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë të realizuar vjet, Kosova ka 1 milion e 602 mijë e 515 banorë rezidentë. Rezultatet e regjistrimit të mërgatës nuk janë publikuar ende. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...