20.8 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Ansu Fati ka zgjedhur skuadrën e re ku do ta vazhdojë karrierën

Ansu Fati ka vendosur të luajë për Tottenham Hotspur këtë sezon, gjë që ia kumtuar edhe Barcelonës.

Gazetari Gabriel Sans i Mundo Deportivo, raporton se e vetmja gjë që ka mbetur tani është që Barcelona dhe Tottenham të bien dakord për marrëveshjen.

Agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, po punon shumë për të finalizuar lëvizjen sa më parë kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar.

Babai i Ansu Fatit, Bori Fati, donte që djali i tij të nënshkruante për Sevillan, por  prioriteti i lojtarit është Liga Premier.

20-vjeçari pritet t’i bashkohet klubit të tij të ri në formë huazimi deri në fund të sezonit, edhe pse Xavi thuhet se nuk dëshiron të humbasë lojtarin e dal nga La Masia.

Ansu Fati shënoi 10 gola dhe dhuroi 4 asistime sezonin e kaluar, ku në të shumtën e rasteve inkuadrohej në lojë nga banka rezervë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...