7.9 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

“Ant-Man and the Wasp” fiton 104 milionë dollarë në shitje biletash për këtë fundjavë

“Ant-Man and the Wasp: Quantumania” është renditur në pozitën e parë në kinematë e Amerikës së Veriut, me 104 milionë dollarë në shitje biletash për këtë fundjavë.

E dyta është renditur “Avatar: The Way of Water: me 6.1 milionë dollarë, pasuar nga “Magic Mike’s Last Dance” me 5.4 milionë dollarë.

“Puss in Boots” është radhitur e katërta me 5.3 milionë dollarë, ndërkaq “Knock at the Cabin” në të pestën me 3.9 milonë dollarë.

Në vendin e gjashtë është pozicionuar “80 for Brady” me 3.6 milionë dollarë, “Titaniku” në vendin e shtatë me 2.3 milionë dollarë, “Marlowe” në të tetin me 1.9 milionë, “Missing” në të nëntin me 1.7 milionë dhe “A Man Called Otto” në pozitën e dhjetë me 1.6 milionë dollarë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...