7.1 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Anulohen disa fluturime nga Aeroporti i Prishtinës, shkak mjegulla

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” në faqen zyrtare ka njoftuar për plot fluturime të anuluara nga ky aeroport dhe drejt aeroportit, si rezultat i mjegullës së madhe

Fillimisht, një aeroplan që po udhëtonte nga Shtutgarti për në Prishtinë është detyruar të ulet në Aeroportin e Shkupit, ndërsa arritjet e tjera tash për tash nuk mund të zhvillohen.

Ndërsa te nisjet nga Aeroporti i Prishtinës, bëhet e ditur se gjashtë fluturime janë anuluar.

Edhe udhëtarët  ka thënë për mediat se është krijuar kaos në aeroport, duke treguar se së paku 5 orë kanë qëndruar në aeroplan.

“Tani për tani është kaos në airoport, që 5 orë kemi qëndru në aeroplan,17:30 kemi pasë mu nisë për Cyrih, tek tani morëm info që nuk do fluturojë.”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...