26.2 C
Pec
E diel, 22 Qershor, 2025

Anulohet koncerti i Kanye West në Korenë e Jugut

Kompania koreano-jugore e tregtisë elektronike Coupang ka anuluar koncertin e Kanye West të planifikuar për në fund të majit “për shkak të polemikave të fundit që përfshijnë artistin”, tha kompania dhe një shitës biletash të hënën.

Coupang dhe pika e shitjes së biletave Interpark nuk dhanë hollësi mbi polemikat që përfshijnë West, i cili tani njihet si Ye, shkruan Reuters.

Polemika e fundit e reperit amerikan përfshin një këngë të publikuar këtë muaj të titulluar “Heil Hitler”, e cila vlerëson liderin nazist dhe arkitektin e Holokaustit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...