18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?

Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe kandidat për deputet, ka publikuar “posterin” e opozitës në Maqedoninë e Veriut për një tubim me mërgatën në Berlin. Ajo çfarë bie në sy është që për dallim nga postimi i kaluar, këtë herë nga njoftimi është larguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pra Kurti s’pritet që të marrë pjesë në tubimin e sotëm në Berlin.

“Takim me mërgatën shqiptare në Berlin. Mërgata jonë është e njësuar dhe pa kufij të imponuar. Mezi kemi pritur dhe ende presim “ndërhyrjen” e saj në çdo kohë, në të gjitha trojet shqiptare”, ka shkruar Qoku.

Ditë më parë një nga faqet e opozitës në internet ishte njoftuar edhe pjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti.

“Ata i trishton hija e Albinit, e leje mo Prezenca. Albin Kurti bashk me liderët e VLEN më  11.04 e Premte në Berlin. MERGATA VLEN”, thuhej në njoftimin e bërë publik me 12 prill.

Sidoqoftë, figura të opozitës atje tashmë kanë shkuar në kryeqytetin gjerman. Gjatë ditës kane bërë postime brenda një xhamie.

Sipas paralajmërimeve në tubim do të marrin pjesë kandidati për president Arben Taravari, Bilall Kasami, Afrim Gashi, Izet Mexhiti dhe Bekim Qoku./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...