7 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

AP: Sulmi izraelit vret 76 anëtarë të një familjeje në Gaza

Një sulm ajror izraelit ka vrarë 76 anëtarë të një familjeje të madhe në Gaza, njoftoi Associated Press.

“Sulmi i së premtes në një ndërtesë në qytetin e Gazës ishte ndër më vdekjeprurësit e luftës Izrael-Gaza”, tha Mahmoud Bassal, një zëdhënës i departamentit të mbrojtjes civile të Gazës.

Bassal dha një listë të pjesshme të emrave të të vrarëve, sipas AP – 16 kryefamiljarë nga familja al-Mughrabi – dhe tha se të vdekurit përfshinin gra dhe fëmijë.

Mes të vdekurve ishte Issam al-Mughrabi, një punonjës veteran i Programit të Zhvillimit të OKB-së, gruaja e tij dhe pesë fëmijët e tyre.

“Humbja e Issamit dhe familjes së tij na ka prekur thellë të gjithëve. OKB-ja dhe civilët në Gaza nuk janë objektiv”, tha Achim Steiner, kreu i agjencisë. “Kjo luftë duhet të përfundojë”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...