-0.3 C
Pec
E premte, 8 Dhjetor, 2023

Apel për rreziqet e vapës: Lëvroni hamullishtat, mos i kallni

Temperaturat që në këto ditë prekën maksimumin, rritën rrezikun e zjarreve.

Që situatat e tilla të jenë sa më të përballueshme, po apelohet për kujdes të shtuar nga qytetarët në këto ditë të nxehta pasi flakët veç dëmtimit të ajrit, mund të rrezikojnë edhe jetët e njerëzve.

Zjarret rëndom intensifikohen pas të korrurave kur hamulloreve fermerët ua fusin çibritin, gjë që po cilësohet shumë e dëmshme.

E në rast se vënësit e flakëve identifikohen si të tillë, rrezikojnë të përfundojnë prapa grilave nga 6 muaj deri në 3 vjet.

Nga institucionet po kërkohet që përmes fushatave vetëdijesuese, qytetarët të paralajmërohen për rrezikun që potencialisht u kanoset./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...