1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Apeli lë Thaçin në paraburgim

Hashim Thaçi e ka pranuar se po të dojë të komunikojë mesazhe me dikë a të japë udhëzime, e bën edhe brenda qelisë.

Me të, po pajtohen gjyqtarët e Apelit të cilët megjithatë thonë se këto shkëmbime monitorohen disi, ama nuk ndodhë njësoj me komunikimet e ish presidentit nëse i njëjti lirohet me kusht. Për këtë i refuzuan, për herë të tretë, kërkesën për t’u mbrojtur në liri.

“Paneli thekson se garancitë e ofruara nga dy shtete janë gjithsesi shumë të përgjithshme dhe nuk konsiderohen dot se si të tilla mund të pranojnë pa mëdyshje kushtet specifike të ofruara për lirim, në kundërshtim me parashtresat e Thaçit”, thuhet në vendimin e Michèle Picard, kryetare e trupit gjykues të Apelit

Rreziku i ndikimit të ish shefit të shtetit është ende arsyeja kryesore pse Hashim Thaçi vazhdon të mbahet në paraburgim. Ndonëse ky bashkë-akuzohet për të njëjtat vepra me Veselin, Krasniqin e Selimin, Apeli e dallon rastin e kryeprotagonistit të kësaj aktakuze.

“Së pari, paneli vlerëson se ky rast dallon nga ato të bashkë-akuzuarve të Thaçit, ku gjyqtari i procedurës paraprake ka paraqitur nevojën për përgjigje nga Policia e Kosovës rreth garancisë  së ofruar për monitorim, por nuk ka kërkuar informacione shtesë duke garantuar ndërhyrjen e Apelit”.

Apeli pajtohet me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake dhe hedhë poshtë pretendimet e Thaçit se ai se ka kryer detyrën me kredibilitet.
Hashim Thaçit, ish drejtor politik i UÇK-së, i ishin refuzuar edhe dy kërkesa tjera për lirim me kusht, më 22 janar dhe 30 prill të këtij viti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...