11.9 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

Apeli rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit

Apeli i Posaçëm rrëzoi sot kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për kthimin e celularit të sekuestruar më 10 shkurt, ditën kur ai u arrestua nga agjentët e BKH. Vendimi u mor nga gjyqtari i Apelit të GJKKO-së, Engert Pëllumbi.

Po sot, në Gjykatën e Lartë pritet të shqyrtohet edhe rekursi i vëllait të tij, Arbër Veliaj, për sekuestron e celularit.

Një ditë më parë, GJKKO refuzoi lirimin e Veliajt nga burgu dhe rrëzoi ankimin e biznesmenit Elman Abule, i cili vijon të qëndrojë në arrest shtëpie./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...