25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Aplikimi i Kosovës për statusin e anëtarit të asociuar, AP e NATO-s merr vendim në fundjavë

Aplikimi i Republikës së Kosovës për të qenë anëtar i asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të jetë në agjendë të takimit që ky institucion do ta mbajë nga 25 deri më 27 maj në Sofje të Bullgarisë.

Një gjë e tillë konfirmohet në agjendën e publikuar, ku tregohet se Asambleja Parlamentare e NATO-s do të marrë vendim edhe për kërkesën e Kuvendit të Kosovës që Kosova të bëhet anëtare e asociuar.

“Diskutimet do të shtrihen edhe në partneritete. Kuvendi pritet të miratojë një reformë të thellë të partneriteteve të tij dhe të vendosë për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës për t’u bërë delegacione anëtare të asociuara”, thuhet në agjendë.

Në këto takime në Sofje do të diskutohen edhe sfidat në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bashkë me strategjitë për të përkrahur partnerët në rrezik dhe për të rritur angazhimin.

“Këto diskutime do të nënvizojnë përkushtimin e Asamblesë për stabilitet në rajonet kyçe me interes strategjik, si dhe për nxitjen e dialogut më të gjerë mbi sfidat globale”, thuhet në agjendë.

Gjatë sesionit, të 281 anëtarët e Asamblesë nga 32 vendet anëtare të NATO-s, së bashku me rreth 100 anëtarë nga 25 vende partnere dhe organe parlamentare, do të trajtojnë temat kryesore në axhendën euroatlantike të mbrojtjes dhe sigurisë, duke u fokusuar në mbështetjen për Ukrainën dhe prioritetet për Samiti i NATO-s në korrik në Uashington.

Takimi, i cili do të zhvillohet gjatë vitit të 75-vjetorit të NATO-s, do të jetë sesioni i parë i Asamblesë Parlamentare së NATO-s, ku parlamentarët suedezë marrin pjesë si anëtarë të plotë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...