Me etiketë 440 euro, iPad Air përmban një ekran 10.5-inç retinë dhe të njëjtin procesor A12 Bionic të përdorur në iPhone XS. Modelet e reja tani janë në dispozicion për parapagim dhe do të jenë në dyqane javën e ardhshme.
iPad Mini, i cili do të posedojë çmimin 350 euro, do të zëvendësojë iPad Mini 4, i cili është lënë pothuajse i pandryshuar nga kompania gjigante që nga debutimi i tij, përkatësisht viti 2015.
Sido që të jetë, iPad Air posedon 64-256GB kapacitet ruajtje, kamerë të pasme 8 megapiksel, me atë të përparme prej 7 megapiksësh, si dhe vlerësohet që bateria e tij do të zgjasë 10 orë.
Krahas Air, iPad Mini posedon 64-256GB kapacitet hapësirë, ‘Touch ID’, pikselët e njëjtë me iPad Air në të dy kamerat, gjersa nuk bërë asgjë e ditur për kapacitetin e baterisë së tij.
Kompania gjithashtu dëshiron të mbajë fokusin e ngjarjes së javës së ardhshme, në shërbimin e saj të ri ‘video streaming’.