20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Apple rikthen emërtimin plus për iPhone 14, versioni i ri dhe më i lirë i telefonave

Këtë vit do të jemi dëshmitar të madhësisë mesatare më të madhe që iPhone ka shpallur ndonjëherë, duke ju falënderuar asaj që njihet si iPhone 14 Max me madhësi të ekranit prej 6.7 inç sikur iPhone Pro Max, por me specifikat e iPhone 14 që ka madhësi prej 6.1 inç.

Epo, ai “djaloshi i madh” mund të ringjallë një traditë të Apple, pasi që burimet e një rrjedhësi të besueshëm informatash, i cili ka një histori të mirë kur vije tek informatat e Apple dhe Samsung – Lanzuk – sugjerojnë se emri “Plus” do të rikthehet për iPhone-in më të ri të 2022.

Raportohet se Apple nuk e ka përdorur këtë emër që prej pesë vitesh më përpara, më saktë nga koha e iPhone 8 Plus, por që ata do ta bëjnë këtë emërtim për iPhone 14 Plus-in e ri, trasnmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë një fans i Apple do të mund ta dijë se ky është modeli i thjeshtë i iPhone 14 por me një ekran më të madh, dhe kjo nuk do të krijojë konfuzion për modelin Max të serive iPhone 14 Pro.

Këtë vit, Apple pritet që të veçojë modelet e iPhone 14 më tepër se zakonisht, jo vetëm me kamera dhe ekrane më të mira, por edhe me procesorë më të shpejtë, duke bërë diferencën mes iPhone 14 me 6.1 inç dhe iPhone 14 Plus me 6.7 inç, nga versionet më të shtrenjta të iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...