15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Aprovohet strategjia e KOSTT për barazi gjinore dhe diversitet

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT, ka njoftuar se Bordi i Drejtorëve ka aprovuar strategjinë për barazi gjinore, diversitet dhe gjithëpërfshirje.

“Aprovimi i kësaj Strategjie shënon një nismë transformuese për kompaninë, duke e bërë KOSTT ndërmarrje udhëheqëse në industrinë e energjisë me një qasje që thekson rëndësinë e barazisë gjinore dhe diversitetit” thuhet në njoftim.

Sipas KOSTT-it, strategjia në fjalë ka për qëllim të nxisë pjesëmarrje të barabartë në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, përfshirë dhe pozitat teknike.

Ky është njoftimi i plotë:

Më datën 29 prill 2024, pas propozimit të menaxhmentit, Bordi i Drejtorëve të KOSTT ka aprovuar Strategjinë për Barazi Gjinore, Diversitet dhe Gjithëpërfshirje. Aprovimi i kësaj Strategjisë shënon një nismë transformuese për kompaninë, duke e bërë KOSTT ndëmarrje udhëheqëse në industrinë e energjisë me një qasje që thekson rëndësinë e barazisë gjinore dhe diversitetit. Me ndihmën e #USAID dhe #TetraTech, KOSTT kishte përfituar nga programer për barazi gjinore, nga të cilat janë zhvilluar politika specifike dhe programe mbështetëse për të siguruar trajtim të barabartë për të gjithë punonjësit pa dallim.

➢ Strategjia ka për qëllim të nxisë pjesëmarrje të barabartë në të gjitha nivelet e vendimmarrjes përfshirë pozitat teknike

➢ Përfshierja e personave me atësi të kufizuara, për të ju ofruar mundësi të barabarta në fushën e punësimit dhe zhvillimit profesional

➢ Mbështetja e balancës punë-jetë me subvencionimin e kostove të kujdesit parashkollor me një model financiar që ndihmon prindërit punonjës në KOSTT.

Me rastin e aprovimit të kësaj Strategjie sot, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Evetar Zeqiri, ka nënshkruar vendimin për formimin e një komisioni të posaqëm i cili do të kryejë një studim të nevojave të punonjësve, me qëllim të krijimit të mundësive për përmirësimin e kushteve dhe politikave tjera në vendin e punës, duke siguruar që të gjitha veprimet e mëtejshme të jenë të përqëndruara aty ku mund të krijiohet mjedis më i mirë dhe më i barabartë.

Njëkohësisht, KOSTT në konsultim edhe me shoqatat relevante, shume shpejtë do të shpall konkursin e parë për persona me aftësi të kufizuara, sipas legjislacionit të zbatueshëm.

Ky angazhim rikonfirmon pozicionin e KOSTT si lider në industrinë e energjisë dhe si një model i përkushtimit ndaj standardeve ndërkombëtarë dhe praktikave më të mira në fushën e barazisë gjinore, diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...