24.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Arbër Grabovci: Liria e ka emrin edhe Ahmet Gjikolli

Asambleisti i Komunës së Pejës Arbër Grabovci, ish-Zv/Ministrës i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ish-kryetar i AAK-së në Pejë, e ka kujtuar sot, me rastin e 22 vjetorin të rënies heroike, Dëshmorin e kombit Ahmet Gjikollin nga Peja.
Ahmet Gjikolli ra heroikisht në krye të detyrës, më 7 Maj të vitit 1999, në kodrën e Çabratit në mbrojtje të Gjakovës dhe të popullatës civile atje, si ushtar i Brigadës ‘137 Gjakova’.
Postimi i plotë:
“Liria e ka emrin edhe Ahmet Gjikolli
Sot, 22 vjet nga rënia heroike në Çabrat të Gjakovës, e Dëshmorit të Kombit Ahmet Gjikolli nga Peja.
Ahmeti, u lind dhe u rrit në një familje të respektuar, të madhe e punëtore nga Peja. Si 18 vjeçar, shpirt i lindur luftëtari, Ahmeti, që e njihnim dhe e donim të gjithë, hodhi librat shkollor dhe i zëvendësoi me pushkën – lagjet e Pejës, me vijat e frontit në krejt dukagjin.
Vëlla Agon dhe familje e gjërë Gjikolli, më lejoni që sot e përmot, të ndajmë bashkë dhembjen, nderin, lavdin por edhe krenarinë kombëtare!
Lavdi Ahmetit, Lavdi Dëshmorëve të kombit!”.-shkruan Arbër Grabovci.
Ndryshe, Ahmet Gjikolli, radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu bashkua më 10 korrik të vitit 1998 në fshatin Gllogjan, i sistemuar në Batalionin e Parë Sulmues. Mori pjesë në shumë beteja që u zhvilluan në fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit, në Lug të Baranit e në Rekë, në Loxhë dhe Buqan, Ratishë, Jabllanicë, në Dushkajë e në Gjakovë.
Që nga dita e parë e inkuadrimit në radhët e UÇK-së e deri në ndarjen e tij fizike, Ahmet Gjikolli, me shumë dashuri e pasion luftarak qëndroi në vijat e para të frontit, në luftimet e drejtpërdrejta kundër forcave ushtarake, policore e paramilitare serbo-malazeze.

Me formimin e Brigadës ‘137 Gjakova’, më 28 Mars të vitit 1999, Ahmet Gjikolli iu bashkëngjitë kësaj brigade, e cila luftoi në mbrojtjen e Gjakovës ku edhe më 7 Maj 1999, ra për të mos vdekur kurrë./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...